Ramos është i zhgënjyer që nuk u ftua nga Enrique te Spanja

PUBLIKUAR

Spanja po përgatitet për ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve këtë javë me Zvicrën dhe Portugalinë, por tema kryesore rreth kombëtares mbeten emrat që Luis Enrique ka vendosur të lërë jashtë dhe jo ata që ka marrë.

Njëri nga futbollistët që nuk u ftua nga përzgjedhësi spanjoll është Sergio Ramos, transmeton Gazeta Express.

Ish-kapiteni i Real Madridit thuhet se është jashtëzakonisht i zhgënjyer që nuk mori thirrjen nga “La Roja”, sipas “Mundo Deportivo”.

Ramos ka luftuar me lëndime të shumta për 18 muajt e fundit, por duket se është sërish në formë të mirë te Paris Saint-Germaini.

Spanjolli është paraqitur në secilën prej 11 ndeshjeve të tyre deri më tani këtë sezon – duke hyrë në një, duke startuar në dhjetë të tjerat dhe duke plotësuar 90 minutat në tetë prej tyre. Cilësia e paraqitjeve të tij ka bërë që PSG të konsiderojë një rinovim kontrate për Ramosin, të cilit i skadon kontrata verën e ardhshme.

Megjithatë, 36-vjeçari thuhet se ende shpreson se ai mund të ftohet nga Spanja për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Luis Enrique nuk e përjashtoi këtë gjatë konferencës së tij për shtyp të premten, duke thënë se dera është e hapur gjithmonë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...