Ramos e barazon rekordin e Messit, shënon në sezonin e 16-të radhazi në La Liga

PUBLIKUAR

Sergio Ramos është bërë futbollisti i dytë që shënon gol në 16 sezone radhazi në La Liga, duke iu bashkuar Lionel Messit të Barcelonës si dy lojtarët e vetëm që e bëjnë një gjë të tillë.

Qendërmbrojtësi spanjoll e shënoi golin e parë personal të këtij sezoni në fitoren e Real Madridit 5:0 kundër Leganes të mërkurën në Santiago Bernabeu, transmeton Gazeta Express.

Kjo nënkupton se 33-vjeçari e ka vazhduar ecurinë e gjatë të shënimit të golave në çdo sezon, që prej edicionit 2004/05, kur ishte lojtar i Sevillës.

Ramos i shënoi dy golat e para personale në sezonin e tij të vetëm të plotë për Sevillën, para se t’i bashkohej Real Madridit në vitin 2005 dhe ta vazhdojë ecurinë e shënimit të golave sezon pas sezoni.

Ai i ka shënuar 62 gola në 468 paraqitje në ligën elitare spanjolle. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...