Ramiz Lladrovci – Rexhep Selimit: Unë të shpëtova, pas tradhtisë që ia bëre Adem Jasharit

PUBLIKUAR

Ish-bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Ramiz Lladrovci, tash ambasador i Kosovës në Tiranë ka reaguar ndaj fjalimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili ka komentuar të kaluarën e kandidatit për president, Hashim Thaçi.

“Degjova me vemendje fjalen e Rexhep Selimit, sot, ne parlamentin e Kosoves. Do te doja t\’i jepja nje keshille si i njohur i vjeter i tij. Rexhe, mos e permend Adem Jasharin ne Parlament per lojrat politike te kesaj dite. Se cilin ka dashte me shume dhe cilin nuk e ka dashte Adem Jashari, kjo eshte nje e vertete tjeter. Miqesine tuaj me Adem Jasharin e shpetova une, per t\’i sherbyer qellimit te luftes, ashtu si shpetova edhe jeten tuaj pas asaj qe te mos te theme tradhtise qe i bete Adem Jasharit. Une e kam te arkivuar zerin e Prijesit tone legjendar, me kete te vertete te madhe. Rexhep, jemi miq e te njohur te vjeter, nuk duam qe askush, as Ti e askush tjeter, te na i ngacmoje plaget duke dashur te hedhe politiken e çastit mbi faktet historike”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...