Ramiz Lladrovci padit Naim Bazajn

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka paditur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë Naim Bazajn, Kryetar i Kuvendit Komunal të Drenasit,

Lladrovci tha se pretendimet e bëra nga Bazaj që ai i ka kërkuar shumën prej 1.5 milionë euro të dërgohet në Gjermani, është e pavërtetë dhe qesharake.

 

Tutje ai tha se i bindur në epilogun e verdiktit të gjykatës, e pret i qetë vendimin e organeve të drejtësisë.

Postimi i plotë:

Liria e shprehjes është një nga të drejtat fondamentale ku si të tillë e përcakton Kushtetuta jonë, por keqpërdorimi i kësaj të drejtë po ashtu është veprim i ndaluar, e aq më tepër kur kemi të bëjmë me fyerje dhe shpifje.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Dega në Drenas, sot kam deponuar padinë e radhës, kësaj here ndaj një shpifësi ordiner, Naim Bazaj.

“Pretendimet” se gjoja unë i kam kërkuar z. Bazaj që shumën prej 1.5 milion euro të dërgohet në Gjermani, pos që është plotësisht e pavërtetë, është qesharake, aq më shumë kur bëhet fjalë për një vlerë të tillë.

Rrjedhimisht do të duhej që z. Bazaj t’i njoftonte organet e ndjekjes, dhe mos njoftimi i tyre po ashtu është veprim i ndëshkuar sipas nenit Neni 378 (Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre) të Kodit Penal, e dënuar deri në tri vite burgim.

I bindur në epilogun e verdiktit të gjykatës, bazuar në atë se nuk ka asnjë fakt të vetëm që i mbështetë “pohimet” i padituri, i qetë e pres vendimin e gjykatës.

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...