Deputeti i PDK-së dhe pronari i rrjetit të marketeve ETC, Ramiz Kelmendi, ka thënë se vazhdon të jetë në PDK, por është duke pritur riformatimin e qeverisë.
Ai thotë se kanë biseduar në PDK dhe ende nuk dihet se çka do të bëhet me pozitat që tash janë të lira.
“I kemi kryer bisedimet tash jemi në pritje. Nuk e di për pozita çka bëhet, por bisedimet i kemi përfunduar dhe presim riformatimin e Qeverisë, të shohim. Momentalisht jam në PDK dhe do të jem PDK, te shohim, po presim”, ka thënë Kelmendi për Indeksonline.
Ai e ka cilësuar si vendim të drejt për reciprocitet ndaj Serbisë. Ai ka thënë se është koha e duhur për këtë vendim.
“Është vendim i mirë dhe është koha që ndoshta për çështje shumë të imta, për mendimin tim, këto nuk e pengojnë asnjë shtet që kryerja e transportit të bëhet. Më pëlqej ai vendim edhe paralajmërimi i shteteve tjera për reciprocitet nëse diçka nuk lejohet të eksportohet”, ka thënë Kelmendi.
Ndryshe Kelmendi para disa ditësh paralajmëroj se do ta lëshonte PDK-në, për shkak të pakënaqësisë, sepse dëshironte postin zëvendëskryeministrit. Ai kishte thënë se përmes këtij posti do të mund të ndikonte në përmirësimin e ekonomisë së vendit.


