Ramadani: Për misionin e ri të FSK’së duhet mbështetja e SHBA’së dhe NATO’s

PUBLIKUAR

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se pavarësisht emrit, FSK’ja mund të bëhet ushtri. Ai ka shtuar se për misionin e ri të FSK’së duhet mbështetja e SHBA’së dhe NATO’s

Ramadani ka shkruar se për transformimin e FSK’së në Ushtri, qoftë më ligj e qoftë më Kushtetutë, institucionet e Kosovës duhet të bashkërendojnë saktësisht veprimet institucionale me partnerët strategjik, në rend të parë me SHBA’në dhe me NATO’n.

“Mbështetja e SHBA’së dhe, pastaj edhe e NATO’s, për misionin e ri të FSK’së është e domosdoshme në mënyrë që rruga e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike të mos kontestohet”, ka shkruar Ramadani. /GazetaExpress/

Shkrimi i plotë:

Pavarësisht emrit, FSK mund të bëhet Ushtri!

Organziata që ka mision ushtarak, është Ushtri. Pavarësisht emrit! Ndryshimi i misionit, detyrave, numrit të pjesëtarëve, armatimit, avancimit në doktrinë mbrojtëse, si dhe elementet tjera të domosdoshme janë jo vetëm të nevojshme, por esenciale për kompletimin e Arkitekturës së Sigurisë Kombëtare.

Për këtë, qoftë me Ligj e qoftë me Kushtetutë, institucionet e Kosovës duhet të bashkërendojnë saktësisht veprimet institucionale me partnerët strategjik, në rend të parë me SHBA-në dhe me NATO-n.

Mbështetja e SHBA-së dhe, pastaj edhe NATO-s, për misionin e ri të FSK-së është i domosdoshëm në mënyrë që rruga e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike të mos kontestohet!

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...