Rama pas djegies së banerit për UÇK’në: Mjeranët që djegin simbole e forcojnë kujtesën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas djegies së banerit ‘Liria ka emër’ në Graqanicë, nismë kjo e filluar nga PDK’ja pas arrestimit të ish-krerëve për krime lufte.

Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka thënë se ata që djegin simbole e postera, vetëm se e forcojnë kujtesën kolektive, shkruan Gazeta Express.

“#LiriaKaEmër dhe mjeranët që djegin flamuj, simbole apo postera, thjesht forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e Lirisë…”, ka deklaruar i pari i ekzekutivit të Shqipërisë.

Përgjatë ditës së sotme, disa persona të panjohur në Graqanicë kanë djegur banerin ‘Liria ka emër’.

Kryeministri Rama i ka mbështetur në vazhdimësi të akuzuarit e ish-liderëve të UÇK’së për krime lufte, me theks të veçantë ish-presidentin Thaçi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...