Rama nuk takohet me Konjufcën, deklarohet zyra e Kryeparlamentarit

PUBLIKUAR

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës një ditore që po zhvillon në Kosovë ka takuar kryeministrin Albin Kurti dhe udhëheqës të partive opozitare.

Mirëpo, sipas agjendës, Rama nuk do të zhvilloj takim më kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Sipas Zyrës së Kryeparlamentarit, Konjufca në agjendën e tij kishte shkuarjen në Bërdo të Sllovenisë, mirëpo sipas tyre anulimi i vizitës së tij është bërë për arsye të situatës në veri të vendit.

“Kur jemi kontaktuar nga protokolli nga kabineti i zotëri Edi Rama, në agjendë ka qenë të jemi sot në konferencë në Bërdo, mirëpo kryetari e ka anuluar konferencën për shkak të situatës në veri. Kjo është arsyeja”, tha për Telegrafin, Ilir Kërceli këshilltar i kryeparlamentarit Konjufca.

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...