Rama: Nga viti i ardhshëm “Sunny Hill” do të mbahet në Prishtinë dhe do të jetë i përhershëm

PUBLIKUAR

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se nga viti i ardhshëm festivali “Sunny Hill” do të mbahet në Prishtinë dhe atë do të jetë i përhershëm raporton Gazeta Express.

Ai foli në një konferencë për media pasi ky festival u zhvendos në Tiranë.

 

“Tash e tutje për çfarëdo arsye këtë vit është marrë vendimi të mbahet në Tiranë por nga viti i ardhshëm e tutje do të jetë në Prishtinë i përhershëm”, tha Rama.

I pari i kryeqytetit tha se është faji i qeverisë që festivali s’u mbajt në Prishtinë.

“Është kryekëput faji i qeverisë së Kosvoës që festivali u zhvendos në Tiranë”, u shpreh ai.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...