Rama: Mbretëresha Elizabeth II ka qenë simbol i udhëheqjes së denjë e të lavdishme

PUBLIKUAR

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, duke thënë se ndihma e Familjes Mbretërore dhe popullit britanik iu gjet Kosovës në ditët më të vështira.

“Familjes Mbretërore dhe popullit mik e aleat britanik, ndihma e pakursyer e të cilëve na gjendet e na u gjet edhe në ditët tona më të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta në këtë ditë zie të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Rama tha se Mbretëresha e ndjerë ka qenë simbol i udhëheqjes së denjë e të lavdishme.

“Lartmadhëria e saj, Mbretëresha Elizabeth II, përgjatë shtatë dekadave ka qenë simbol i udhëheqjes së denjë e të lavdishme të Mbretërisë së Bashkuar, duke u bërë shtyllë e fortë e transformimeve në shërbim të popullit të saj”.

“U prehtë në paqe shpirti i saj!”, përfundoi Rama.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...