Rama: Hall i madh Reforma në Drejtësi

PUBLIKUAR

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për herë të parë për pajisjen që opozita supozon se Policia e Shtetit po përdor për të përgjuar zyrtarë të lartë të shtetit.

Përmes një statusi ironik në profilin e tij, në Facebook, kreu i ekzekutivit nënkupton akuzat janë një përpjekje e PD-së për të hequr vëmendjen nga reforma në drejtësi.

“Hall i madh Reforma në Drejtësi tani u bëhet edhe sikur i përgjojnë”, shkruan Rama.

Kreu i opozitës Lulzim Basha e konsideroi heshtjen e Ramës mbi çështjen në fjalë një arsye më shumë që rrit besueshmërinë e akuzave të opozitës.

Mbi pajisjen përgjuese sot reagoi edhe presidenti Bujar Nishani, i cili e konsideroi atë antikushtetuese si dhe kërkoi nga Prokuroria që të mbrojë sigurinë dhe dinjitetin kombëtar. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të...

Moti sot

Sot 18 gusht, moti do të jetë me diell, ndërsa në disa zona mund...

Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për nisjen e trajnimit bazë për rekrutët...