Rama: Ftesa për Kosovën në tryezën e “Ballkanit të Hapur” është gjithmonë e hapur

PUBLIKUAR

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vlerëson se ftesa ndaj Kosovës për të qenë pjesë e nismë “Ballkani i Hapur” është gjithmonë e hapur.

Rama thotë se vendin e Kosovës nuk e zë dhe nuk e mbush askush, teksa respekton plotësisht vendimin e autoriteteve kosovare për të lënë bosh vendin në tavolinë, njofton Klankosova.tv.

“Vendi për Kosovën në tryezën e Ballkanit të Hapur është aty, askush nuk e zë dhe askush nuk e mbush dot nëse nuk e mbush vetë Kosova dhe unë nuk dua të them asgjë më shumë. Ftesa është gjithmonë e hapur, por respektoj plotësisht vendimin e autoriteteve të Kosovës për të lënë vendin bosh”, u shpreh Rama në një konferencë për media nga Ohëri.

SHIKO MË SHUMË

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...