Rama flet për tensionet në Kosovë dhe marrëdhënien me Kurtin: Ndërkombëtarët e dinë…

PUBLIKUAR

Kryeministri Edi Rama vizitoi ditën e sotme Kosovën, ku u takua me krerët politikë atje. Në emisionin “Open” Rama foli për tensionet në veri të Kosovës, ku u shpreh se edhe ndërkombëtarët e dinë se Kosova ka të drejtë, ndaj po punohet që situata të çtensionohet.

“Unë mendoj që panorama është shumë e qartë. Kosova ka të drejtë dhe kjo duhet zgjidhur me dialog. Nuk ka asnjë mekanizëm tjetër për ta zgjidhur. I gjithë komuniteti ndërkombëtar është i vetëdijshmë që Kosova ka të drejtë dhe po ëkrkojnë që situata të çtensionohet dhe palët të ulen në dialog”, tha Rama.

Përsa i përket marrëdhënieve me kryeministrin Albin Kurti, Rama u shpreh se me atë nuk ka marrëdhënie të ftohtë, por vetëm mosdakordësi për “Ballkanin e Hapur”.

“Marrëdheniet e ftohta janë një sajesë mediatike, pasi ne kemi marrëdhënie të vazhdueshme. Dihet që kemi një mosdakordësim për Ballkanin e Hapur, dhe sot vizituam Kosovën pas marrjes së mandstit të tretë si vizita e parë jashtë vendit dhe tema kryesore sot ishte çjuarja përpara e bashkëpunimit duke bërë një rivizitim të të gjitha marrëveshjeve dhe duke krijuar një Sekretariat të përbashkët në funskion të mbledhjes së 2 qeverive, që do të mbahet në Durrës në 10 ditët e fundit të nëntorit”, u shpreh kryeministri.

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...