Rama: Bashkë me LDK’në po bëjmë punë transformuese të paparë, s’kam librezë të partisë

PUBLIKUAR

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka folur shpjeguar më gjerësisht deklaratën e tij që nuk është pjesë e LDK-së, përkundër që ka garuar për postin e të parit të kryeqytetit me këtë parti.

Ai tha se kjo është ditur që nga fillimi dhe ka lavdëruar gatishmërinë e LDK-së dhe votuesve të saj që të pranojnë dikë edhe nga jashtë.

“S’e di pse është bërë lajm sepse prej fillimit ka qenë ky qëndrimi im. Unë nuk jam në strukturat e LDK-së dhe nuk jam pjesë e LDK-së dhe këtë e kam thënë që nga fillimi. Edhe me Lumirin e kemi biseduar qysh nga fillimi. Por, unë së bashku me LDK-në kemi garuar dhe e kemi fituar Prishtinën. S’jam as anëtar. Kjo është përparësia e LDK-së, ky është vizioni dhe mendjehapësia që nuk ke nevojë që të jesh përbrenda për të punuar së bashku për një të mirë të përbashkët”.

Rama në Frontal të T7 u pyet edhe nëse mund të penalizohet për këtë deklaratë nëse synon edhe një mandat tjetër me LDK-në.

“S’mendoj që kjo ndodh derisa unë jam këtu dhe kryej punë dhe ne po kryejmë punë fantastike. Qytetarët e shohin këtë. Unë bashkë me LDK-në jemi duke e kryer një punë transformuese, të paparë më parë dhe këtë qytetarët e shohin. Ata na votojnë ose na ndëshkojnë për punë, pa marrë parasysh a e kam unë librezën e partisë apo jo”.

Rama tha se duhet të ndërrojë edhe mentaliteti në shoqëri i votimit për udhëheqës.

“Nëse nuk jam anëtar s’do të thotë që s’mendojmë njëjtë. Për këtë arsye jemi bashkë dhe në momentin kur s’mendojmë njëjtë atëherë s’jemi bashkë. Kjo tregon një pjekuri të një lidershipi përkundër faktit se ndonjë parti tjetër s’e kishte bërë”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

KMDLNj: Punëtorët pa mbrojtje, mungesa e masave mbrojtëse po vazhdon të marrë jetë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka ngritur...

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...