Rakitic: Kurrë s’kam qenë shok i ngushtë me Messin dhe Suarezin

PUBLIKUAR

Ivan Rakitic e ka pranuar se asnjëherë nuk ka qenë mik i ngushtë i Lionel Messit apo Luis Suarezit gjatë kohës së tij në Barcelonë.

Mesfushori kroat i dha fund qëndrimit gjashtëvjeçar në Camp Nou këtë verë dhe iu bashkua ish-klubit të vet, Sevillës, transmeton Gazeta Express.

Në të kaluarën ka pasur lajme se Rakitic nuk kalonte mirë me dyshen sulmuese të Barçës, por, përderisa e ka pranuar se nuk kanë pasur marrëdhënie të ngushta, ai këmbëngul se kishte respekt të madh për të dy.

“E kam thënë timen. Unë kurrë nuk kam pasur marrëdhënie të ngushta miqësore me ta. Besoj që është e vështirë të kesh në një grup prej 23 apo 24 lojtarëve”, tha Rakitic.

“Miqtë e mi të ngushtë ishin Andres Initesa, Marc-Andre ter Stegen, Kevin-Prince Boateng dhe Junior Firpo sezonin e kaluar”, theksoi kroati.

Rakitic shtoi: “Por unë i respektoj ata dy. Ata i kisha shokë skuadre për gjashtë vjet dhe ata janë lojtarë shumë të rëndësishëm. Gjithmonë kam kaluar shumë mirë me ta dhe kam respekt të madh për ta”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...