Rakiq paralajmëron kaos sonte në veri, pretendon se Kurti e ka marrë një vendim

PUBLIKUAR

Kryetari i Listës Srpska, Goran Rakiq ka paralajmëruar kaos në veri, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka thënë se “sonte do ta dërgojë ROSU-në dhe njësitë tjera të armatosura deri në dhëmbë”, përcjell Gazeta Express.

Siç raportojnë mediat serbe, Rakiq i ka bërë thirrje KFOR-it që “ta parandalojë depërtimin e njësive speciale në veri”.

“Në një takim me strukturat e tij të sigurisë, Albin Kurti njoftoi se sonte do ta dërgojë ROSU-në dhe njësitë tjera të armatosura deri në dhëmbë në veri të Kosovës për ta përndjekur popullin tonë dhe për të kryer Ollujën”, ka thënë Rakiq

“Ky është momenti kur përgjegjësia është e KFOR-it dhe EULEX-it për ta parandaluar kaosin që po e përgatit Kurti”, ka shtuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...