Rajoni me marrëveshje për roaming, Kosova mbetet jashtë

PUBLIKUAR

telefoniii3

Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina sot në Tivar do të nënshkruajnë marrëveshje për zvogëlimin e çmimeve të shërbimeve në roaming në rrjetet komunikuese publike celulare.

Kjo marrëveshje përjashton Kosovën dhe nuk sqarohet mosprania e saj.

Sipas njoftimeve, marrëveshja duhet të mundësojë zvogëlim të çmimeve të bisedave, SMS dhe shërbimeve të internetit përmes telefonave celularë. Ajo njëherit është hapi i parë për ndërprerje të tërësishme të roamingut gjatë bisedave mes pesë shteteve nga rajoni.

Për zbatim të marrëveshjes, përmbajtjen e të cilit e kanë dakorduar në takim para një muaji trupat rregullativë, të domosdoshme janë ndryshimet ligjore. Ministritë kompetente të vendeve nënshkruese në marrëveshjen në afat prej 30 ditëve duhet të fillojnë procedurat për plotësim të ligjit për komunikime elektronike, me çka çmimet për shërbim do të rregullohen në bazë reciproke.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...