Raiola: Ibrahimovic nuk ka rinovuar me Milanin

PUBLIKUAR

Agjenti Mino Raiola i ka hedhur poshtë të gjithë raportet se Zlatan Ibrahimovic është pajtuar me kontratën e re të ofruar nga Milan, duke i quajtur këto lajme si “lajme të rreme”

Shumë raporte kanë thënë sot se një marrëveshje është bërë që Ibra të fitojë gjashtë milionë euro në sezon plus gjysmë milionë euro në rast se fiton ndonjë trofe në Itali dhe plus gjysmëmilioni në rast se Milan kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Kuqezinjtë tashmë janë në përgatitjet para sezonale nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli, por Ibrahimovic ende nuk i është bashkuar atyre.

Gjatë ditës kjo çështje nga mediat është konsideruar si “punë e kryer”, por Raiola ka shfrytëzuar Twitterin për ti mohuar këto lajme.

“Lajme të rreme! Ibrahimovic nuk ka rinovuar kontratën e tij me AC Milan”, ka shkruar agjenti të mërkurën në mbrëmje. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...