Rahoveci përkujton katër dëshmorët e rënë në vitin 1990

PUBLIKUAR

Me homazhe te varret e dëshmorëve dhe me një tubim te vendi i rënies në Brestoc të Rahovecit u përkujtuan dëshmorët Nesemi Elshani nga Nagaci, Agron Fetahu nga Celina, Ilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël dhe Halim Hoti nga Krusha e Madhe.

Në tubimin e mbajtur në Brestoc me një fjalë rasti u paraqit Selami Hoti kryetar i fshatit Krushë e Madhe, i cili tha se “dëshmorët e rënë në vitin 90 vetëm sa e rritën kauzën tonë për liri dhe sot ne e kujtojmë 27 janarin e vitit 90 ku pikërisht në këtë vend u vranë katër persona tani dëshmorë dhe u plagosën mbi 20 të tjerë“.

Në këtë tubim fjalë rasti mbajti edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili dëshmorët në fjalë i quajti dëshmorë të pavarësisë, dëshmorë të Republikës për të cilët nga vendi i rënies bëri apel te organet kompetente të shtetit që edhe dëshmorët e rënë në periudha të ndryshme të gëzojnë përkujdesjen institucionale. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...