Raheem Sterling, sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Chelsea

PUBLIKUAR

Chelsea po shkon drejt kompletimit të transferimit së Raheem Sterlingut.

Pas marrëveshjes së arritur me lojtarin, klubi nga Londra së fundi arriti marrëveshje edhe me Manchester Cityn për tarifën e transferimit.

Chelsea do të paguajë 45 milionë funte, plus 10 milionë tjera shtesa – transmeton Gazeta Express.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Sterling sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te “Blutë”.

Pas testeve mjekësore, që pritet të kryhen pas disa orëve, anglezi mund të zyrtarizohet pastaj te londinezët.

Sterling me Chelsean do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...