Rafinha i hapur të transferohet në Inter

PUBLIKUAR

Rafinha është i gatshëm të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit për të kaluar në Itali të skuadra e Interit

Mesfushori brazilian, Rafinha dëshiron të ruaj gjasat e tij për një vend në Kombëtaren e Brazilit për Kupën e Botës, por e di se këtë nuk mund ta bëjë duke qëndruar në Barcelona.

Ai dëshiron të largohet gjatë janarit, për të gjetur një skuadër ku do të mund të luante rregullisht.

Sipas Mundo Deportivo, Rafinha është i gatshëm të huazohet në Inter dhe marrëveshja në mes të dy klubeve është shumë afër.

Inter do ta huazojë lojtarin deri në fund të sezonit, me mundësi blerje për 18 milionë euro.

Përveç tij, Inter e dëshiron edhe futbollistin tjetër të Barcelonës, anësorin spanjoll Gerard Deulofeu, i cili mund të largohet për një shumë nga 15 deri në 20 milionë euro. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...