Ra në një bunar, vdes një grua në Gjilan, policia po e heton rastin

PUBLIKUAR

Një grua ka vdekur dje në Gjilan si pasojë e rënies në një bunar, shkruan Gazeta Express.

Policia ka njoftuar se trupi i pa jetë i viktimës është nxjerr nga bunari dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia ka hapur rast “hetim i vdekjes”.

“Gjilan, 09.08.2023 – 14:30. Ankuesi mashkull kosovar  ka njoftuar se gruaja e tij ka rënë në një  bunar.  Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.  Në lidhje me rastin janë njoftuar  njësiti i Zjarrfikësve te cilët e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga bunari. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...

Temperaturat deri në 38°C, java e parë e gushtit me mot ‘përvëlues’ në Kosovë

Java e parë e gushtit në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me...

Moti ekstrem: Nesër do të ketë kufizime të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimin zyrtar...