Qytetari nga Lipjani që doli pozitiv me koronavirus ka ardhur nga Mali i Zi – këto janë detajet

PUBLIKUAR

Mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ndër 14 rastet e reja me Koronavirus në Kosovë, u paraqit edhe një rast nga Komuna e Lipjanit nga fshati Krojmir, shkruan Gazeta Insajderi.

Në lidhje me këtë, Insajderi ka kontaktuar me zëdhënësin e kësaj komune, Diamant Bytyçin, i cili dha detaje për personin e prekur me COVID-19.

Ai, tregoi se sipas Policisë, ky preson ka qenë me punë në Malin e Zi, dhe pas kthimit ai ka hyrë në karantinë nga ku është zbuluar se është i prekur me Koronavirus.

“Personi e dimë që ka ardhur nga Mali i zi, dhe sipas stacionit policorë kemi informata që nuk ka qenë për ta vizituar fshatin”, ka thënë Bytyçi.

Mirëpo, sipas Bytyçit, IKSHPK-ja nuk i ka dërguar Komunës ndonjë shkresë zyrtare dhe komuna e tyre e ka kuptuar vetëm nëpërmjet rrjetit social Facebook.

“Në emër të shtabit kemi kontaktuar në Institut por nuk na kanë dhënë informata shtesë për shkak të ruajtjes së privatësisë të palës”, është shprehur zëdhënësi i Komunës së Lipjanit.

Deri më tani në gjithë Kosovën janë të infektuar 226 persona, të shëruar rezultojnë 37 ndërsa 6 të vdekur./

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...