Qytetari i futet kryetarit të komunës në oborr me sëpatë, e ndalon sigurimi

PUBLIKUAR

Arsyet se pse qytetari i komunës së Sveti Nikollës ka tentuar të futet në zyrën e kryetarit nuk dihen por ky rast është bërë hit në komunë dhe flitet me të madhe në media, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sulmuesi, sipas komunikatës, ka arritur që t’i afrohet zyrës së kryetarit të komunës Zoran Tasev, por futja brenda i është pamundësuar pas reagimit të sigurimit. Megjithatë, ai i revoltuar ka thyer gjësende në ambientet e komunës, ndërsa më pas është ndaluar nga policia. Qytetari i revoltuar është i moshës 47 vjeçare por SPB Sveti Nikollë nuk jep informacione tjera, për shkaqe sigurie.

Policia në bashkëpunim me komunën nuk jep informacione rreth ndjekjes, por informojnë se janë duke e shqyrtuar rastin.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...