Qytetari gjen një shumë parash te tregu me shumicë në Prishtinë, policia kërkon pronarin që i ka humbur ato

PUBLIKUAR

Vazhdon ndërgjegjësimi i qytetarëve për kthimin e gjërave të humbura te pronarët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të shtunën e 22 korrikut në afërsi të tregut në Prishtinë, ku një person pasi ka gjetur një shumë parash i ka dorëzuar ato në polici.

“Me datë 22.07.2023 rreth orës 16:30 në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë është paraqitur një person, B. P, i cili kishte gjetur te tregu me shumicë, afër një lokali, një shumë parash”, njofton Policia e Kosovës.

Për shkak se pos parave nuk është gjetur ndonjë dokument shoqërues, policia ka kërkuar nga pronari i këtyre parave të paraqitet në stacion për t’i marrë ato.

“Pala ka dorëzuar në polici paratë dhe pasi që nuk ka ndonjë dokument, ftojmë qytetarin që ka humbur shumën e parave në atë zonë që të paraqitet në stacionin jugu në Prishtinë”, ka njoftuar policia./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...