Qytetari gjen kuletën në rrugë me para dhe e dorëzon në polici

PUBLIKUAR

Një qytetar i Prishtinës ka dorëzuar në stacionin policor Qendër një kuletë me para dhe dokumente.

Këtë e bëri të ditur Policia e Kosovës përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.

Policia bëri të ditur se menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe konform procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.

“Sot zyrtarëve të stacionit policor Qendra, në rrugën ‘Tringë Ismajli’, në Prishtinë, një qytetar V.Ramadani, ju ka dorëzuar një portofol (që e kishte gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale. Menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe konform procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet. Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, bëhet e ditur nga policia. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sot varroset Xhemë Kadriut që humbi jetën në vendin e punës në Skenderaj

Xhem Kadriu nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, i cili humbi jetën më 27...

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese ndaj opozitës

Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar sallën gjatë seancës së...

Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e...