Në rrugën “Ardian Krasniqi” në Prishtinë, dje në orës 19:20 një qytetar i cili ishte duke lëvizur me veturën e tij e ka goditur këmbësoren – e cila është shtetase angleze.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Express/


