QYTETARËVE U APELOHET QË TË MOS U JAPIN LËMOSHË FËMIJËVE

PUBLIKUAR

Shumë poster me mbishkrime, janë vendosë anekënd qytetit duke u bërë thirrje qytetarëve që përmes lëmoshës të mos bëhen pjesë e shfrytëzimit të fëmijëve.

Drejtoria e Mirëqenies Sociale në Ferizaj, përmes Qendrës për Punë Sociale, ka lansuar të enjten një fushatë vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të lypësisë nëpër rrugët e qytetit nga ana e fëmijëve, e cila kohëve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese.
Shumë poster me mbishkrime, janë vendosë anekënd qytetit duke u bërë thirrje qytetarëve që përmes lëmoshës të mos bëhen pjesë e shfrytëzimit të fëmijëve.

Zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale, kanë thënë se qytetarët e Ferizajt kanë nevojë që të sensibilizohen për rrezikun që paraqet kjo dukuri për fëmijët që ushtrojnë këtë veprimtari. Drejtori i QPS-së, Shyqeri Mehmeti, ka thënë se në këto pankarta janë disa sllogane, përmes të cilave u kërkohet qytetarëve që të mos bëhen pjesë e dhënjes së lëmoshave, ngase kështu fëmijët po shfrytëzohen nga individ por edhe familjar.
“Kërkim lëmosha është ilegale dhe e sanksionuar me ligj. Këta fëmijë që kërkojnë lëmoshë janë potencial për t””u trafikuar andaj duhet kujdes i shtuar jo vetëm institucional por edhe qytetarë”, ka thënë Mehmeti.

 

Për më tepër është thënë se kjo fushatë po bëhet në kohën kur në vendin tonë ndodhen për pushime mërgimtarët tanë.”Lëmoshkërkuesit e dinë se këta që kanë ardhur për pushime janë më solidarë dhe në këtë rast mundësitë për të përfituar janë të mëdha”, ka thënë Mehemeti.

 

U bë e ditur se QPS-ja gjatë këtij viti ka zhvilluar tri aksione në bashkëpunim me policinë dhe gjykatën në identifikimin e rasteve, shumica e të cilëve ka rezultuar se janë nga Shqipëria.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh urimi me rastin e fillimit të muajit Ramazan nga Kryetari i KBI-së Zaim Baftiu

Mesazh urimi me rastin e fillimit të muajit Ramazan nga Kryetari i KBI-së Zaim...

Dhunë në familje në Lipjan

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike...

Ky aktivitet i bërë në Xhaminë në Kraishtë për nder të Pavarsisë thyen rekord të ri, mbledh mbi 270 doza gjak

Komuna e Lipjanit, ka festuar pak më ndryshe, 18 vjetorin e shpalljes së pavarësisë...