Qytetarët nuk lidhën në kanalizime, reagon Inspekcioni

PUBLIKUAR

Në Komunën e Lipjanit janë inspektuar disa fshatra si në Gadime e Epërme, Medvec, Babush i Muhagjerëve, Konjuh, banorët e të cilëve nuk janë lidhur në rrjetin e kanalizimit.

Inspektorati Komunës së Lipjanit ka dhënë urdhëruar  me procesverbal qytetarët që të kyçen në rrjetin e kanalizimit.

“Është inspektuar në disa fshatra në bazë të kërkesave të palëve dhe planit tonë, si në Gadime e Epërme, Medvec, Babush i Muhagjerëve, Konjuh etj. dhe në qytetin e Lipjanit. Kërkesat kryesisht ishin në lidhje me ujërat e zeza, për çfarë janë urdhëruar me procesverbal qytetarët që të kyçen në rrjetin e kanalizimit”, thuhet në raport.

Problematike del të jetë edhe hedhja e gjësendeve në hapësirat publike ku po ashtu inspektorati Lipjanit ka dhënë urdhër që ti mënjanojnë parregullsitë e bëra në hapësirat publike.

Në raport thuhet,“Në lidhje me hedhjen e materialeve të ndryshme në hapësira publike, dhe janë urdhëruar qytetarët që ti mënjanojnë parregullsitë e bëra. Është inspektuar vazhdimisht se mos po hasen qytetarë duke hedhë mbeturina në deponitë ilegale”, transmeton LipjaniNews.com

FotoIlustrim

 

SHIKO MË SHUMË

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...