Qytetar të shumët nga gjitha subjektet politike prej fshatrave të ndryshme të komunës së Lipjanit, sot janë bashkuar në mbështetje të kryetarin Imri Ahmeti, në fitoren e tij tashmë të sigurt në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Kryetari Imri Ahmeti, duke uruar mirë se ardhje anëtarëve të rinj i ka siguruar ata se do të vazhdojmë me përkushtim të punoj për te mirën e qytetareve lipjanas, shkruan LDK Lipjan
“Të tjerët po na akuzojnë se po i shantazhojmë qytetarë. Por ju jeni dëshmia më e mirë se nuk është ashtu. Ju jeni ata që keni vlerësuar çdo proces të punës sonë përgjatë katër viteve. Ndihem mirë që ju keni vlerësuar punën tonë dhe me vullnetin tuaj të lirë sot jeni pjesë e jona. ” është shprehur në mes të tjerash kryetari Ahmeti.
Kurse njëra ndër qytetarët është shprehur se sot bashkohet me kryetarin Ahmeti me vullnetin e plotë dhe pa presin nga askush.
” Mua më ka bindur vet puna e kryetarit. Kur kam vendosur të bashkohem në përkrahje të kryetarit Imri Ahmetin. Të tjerët nga subjekti politik të cilit i përkisja më kanë quajtur tradhtarë . Sot jam rreshtuar me vullnet të plot dhe i ftoj të gjithë shoqërinë time që të mbështesin kryetarin Imri Ahmeti, sepse vetëm kështu do të rreshtohen kah njeriu që punon për të mirën e qytetarit dhe për të mirën e Lipjanit”.




