Fabio Quagliarella tashmë është zyrtarisht një lojtar i Sampdorias.
Sulmuesi pasi kaloi një vit e gjysmë në Torinos ka vendosur të ndërrojë mjedis.
“Presidenti Massimo Ferrero dhe UC Sampdoria i urojnë mirëseardhje Fabio Quagliarella”.
“Sulmuesi është marrë nga Torino si huazim me të detyrim blerje”.
“Lojtari ka qenë pjesë e skuadrës në sezonin 2006/07 ku në 14 ndeshje ka shënuar 14 gola, ndërsa ka zgjedhur fanellën me numër 27”.
Quagliarella ndeshjen e parë duhet ta zhvillojë kundër Torinos në Marassi të mërkurën. /Telegrafi/


