Qosja sfidon Thaçin për president, si kandidat i opozitës?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...
Hashim Thaçi mund të sfidohet nga një kandidat i fortë për pozitën e kryetarit të Kosovës, ditën kur pritet të votohet për këtë post, muajin që vjen. Kjo nëse Rexhep Qosja pranon ofertën e opozitës për të kandiduar për pozitën e presidentit të vendit.

Klan Kosova mëson se disa politikanë të lartë në hierarkinë e bllokut antiqeveritar janë duke i kërkuar akademikut ta pranojë një gjë të tillë, pasi që tentimi për Murat Jasharin ka dështuar tashmë.

Njëri nga liderët e forcës më të madhe opozitare, një ish-koleg i Qosjes nga bisedimet e Rambujesë që vjen nga një tjetër subjekt i vogël antiqeveritar, dhe një ish-bashkëpartiak nga Lëvizja e Bashkuar Demokratike, i janë afruar atij, ditë më parë, me ofertën për t’u bërë kandidat i tyre për president, pasi e shohin si personin e vetëm që mund ta sfidojë seriozisht Thaçin.

Burimet e Klanit, të afërta me këtë zhvillim, kanë thënë se Qosja ende nuk është përgjigjur në këtë ofertë.

Rexhep Qosja ishte vënë në krye të Lëvizjes së Bashkuar Demokratike – LBD, më 1998, ndërsa në këtë cilësi mori pjesë edhe në bisedime e Rambujesë. Ai, po ashtu, ishte pjesë e lidershipit kosovar edhe në periudhën e parë të pasluftës, duke qenë, bashkë me Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin e Rada Trajkoviqin, pjesë e Këshillit për Përkohshëm Administrativ të Kosovës, që kryesohej nga shefi i UNMIK-ut.

Por, Qosja nuk qëndroi gjatë në politikë, pasi në zgjedhjet e para të pasluftës nuk doli mirë. Ai u tërhoq pasi me LBD-në e tij fitoi vetëm një për qind të votave.

Me krijimin e qeverisë PDK-LDK, dhjetorin e vitit 20014, Qosja ka shfaqur haptazi kundërshti në lidhje me këtë koalicion. Në një intervistë për Klan Kosova, pak kohë më parë, ai e ka quajtur kryeministrin Isa Mustafa kufomë politike, ndërsa Hashim Thaçin stalinist.

Mbase për këto qëndrime, opozita ka vendosur t’i bëjë atij ofertë serioze për postin e presidentit. /Klan Kosova/

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...