QKUK: Nuk pati dëme nga zjarri

PUBLIKUAR

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shpjeguar se zjarri që shpërtheu dje në Klinikën e Radiologjisë, nuk ka ndodhur në vendet ku janë aparaturat mjekësore, por në një zyre të doktorëve.

QKUK thekson se menjëherë ka reaguar ekipi zjarrfikësve të QKUK-së, i cili ka lokalizuar zjarrin dhe nuk ka pasur asnjë dëmtim në aparatura të kësaj klinike, meqë bëhej fjalë për zyre pune dhe jo Klinikën ku ndodhen aparaturat.

“Në lidhje me informatat e plasuara në medie në lidhur me një zjarr në QKUK, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) shpjegon opinionin se ditën e djeshme në ora 10:00, në një zyre të doktorëve të Klinikës së Radiologjisë ka shpërthyer një zjarr, por jo tek Klinika e Radiologjisë ku ndodhen aparaturat mjekësore… Kërkojmë nga portalet dhe mediet që paraprakisht të marrin informatën zyrtare nga QKUK para publikimit të lajmeve të tilla, meqë në rastin e tillë është krijuar panik dhe shqetësim në opinion”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht kishin fyer një grua në një...