QKUK, dallavere me material higjienik

PUBLIKUAR

Agjencia Kundër Korrupsionit, ka kërkuar nga Zyra e Prokurimit të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK)që ta anulojë tenderin për furnizim me material higjienik, pasi sipas opinioneve që i ka dhënë Agjencia Kundër Korrupsionit, del se gjatë tenderimit, spitali ka favorizuar prodhues të caktuar.

Gjithashtu, kjo Agjenci i ka kërkuar spitalit, me të njëjtin pretekst që të anulojë edhe tenderin për “Furnizim me monitor për pacientë”.

Në opinionet e siguruara nga gazeta Zëri shihet se bëhet fjalë për shkelje drastike të ligjeve të prokurimit nga ana e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) me rastin e blerjes së produkteve higjienike si dhe monitorit të pacientit.

“Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit në dispozicion për këtë procedurë të prokurimit, në njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderit, Agjencia Kundër Korrupsionit ka hasur në disa kërkesa që janë në kundërshtim me ligjin në fuqi për prokurimin publik”, thuhet në shkresën e Hasan Pretenit, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, drejtuar shefit të Prokurimit të SHSKUK-së, Gazmend Rushitit.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...