Ka më se dhjetë muaj që spitali më i madh në Kosovë – Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka mbetur pa filma radiologjikë.
Pacientët po detyrohen që në mungesë të tyre ose të pranojnë që të fotografohen me filma të formatit për fëmijë me dimensione 20 X 25, ose për t’iu nënshtruar diagnostikimit të shkojnë në klinikat private përreth spitalit.
Pacientët, për këtë çështje janë ankuar edhe në Shoqatën për Mbrojtjen e Pacientëve, e cila tash e disa muaj ka hapur një zyrë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Besim Kodra, kryetar i kësaj Shoqate, ka thënë për “Zërin” se janë të njoftuar përmes ankesave të pacientëve se në QKUK nuk ka filma të formateve të mëdhenj, derisa ekzistojnë vetëm ata që sipas radiologëve mund të përdoren për pacientët e mitur. /Zëri/


