QKMF në Lipjan nga neser fillon sherbimin e ultrazerit të gjirit pa pagesë

PUBLIKUAR

”Kanceri i gjirit mund të shërohet, mjafton të zbulohet me kohë”!
Kjo është motoja e fushatës për ndërgjegjësimin e grave për të parandaluar por edhe mjekuar kancerin e gjirit, ka thënë Merita Bytyqi, drejtoresh e Shendetesisë dhe Përkujdesjes Sociale në Lipjan, njofton Komuna.
Muaji tetor, ndryshe quhet edhe muaji rozë dhe identifikohet me ngjyrën e njejtë. Ky muaj shënon ndërgjegjësimin dhe vetëdijësimin e grave për të njohur më shumë për shenjat apo simptomet e herëshme të sëmundjes, për t’i parandaluar ato dhe në fund për të pas shërim të suksesshëm!
Drejtoresha Bytyqi, ka bërë të ditur se në kuadër të gjithë kësaj Departament i Shëndetësisë në Lipjan, në kuadër të QKMF-së, gjegjësisht sektorit diagnostikues Radiologjisë, ofron shërbimin e Ultrazërit të gjirit ( pa pagësë) çdo ditë pune duke filluar nga ora 8:00 mëngjes deri në 11:00 ( prej 11:00 pastaj është shërbimi I Rtg për pacientët Covid-19 pozitiv) të cilin shërbim do ta kryej specialisti I Radiologjisë dr. Haxhi Bytyçi.
Ultrazëri është metodë diagnostikuese dhe në këtë rast ndihmon shumë për zbulimin sa më të hershëm të sëmundjes!

Andaj ftohen të gjitha gratë t’i përgjigjen kësaj fushate, të mos kenë frikë, të mos hezitojnë por të jenë gjithmonë të forta e t’i ndalin hovin kësaj sëmundje!

Prandaj, më mirë të parandalojmë, se sa të mjekojmë!

Image may contain: 1 person, eyeglasses, text that says 'STAND UP TO CANCER ↑'
Image may contain: text
No photo description available.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...