QKMF-ja në Lipjan bëhet edhe me një autoambolancë re

PUBLIKUAR

Shërbimi i Emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, nga sot është pajisur edhe me një autoambulancë të re e të kompletuar me të gjitha pajisjet mjekësore që do të jetë në shërbim të qytetarëve, përmes së cilës do të ofrohet shërbime më të shpejta shëndetësore në rastet urgjente.
Kryetari Imri Ahmeti, në dorëzimin e kësaj autoambulance ka thënë se do të angazhohet vazhdimisht për avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore të Kujdesit Parësor Shëndetësor, njoftoi Komuna.
“Uroj që kjo autoambolancë të përdoret sa më pak, por e rëndësishme është që tani e kemi këtë autoambolancë të kompletuar me të gjitha pajisjet mjekesore që do të jetë në shërbim të qytetarëve që siguron menaxhimin e rasteve urgjente për shërbimin mjekësor në kushtet e emergjencës”, ka thënë kryetari Imri Ahmeti.
Drejtori QKMF-së Agim Krasniqi ka falenderuar komunën në këtë rast Kryetarin Ahmeti i cili po vazhdon ta ketë prioritet avancimin e shërbimeve shëndetësore.
Kjo autoambolancë është investim nga Komuna e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...