Qeverisja e Mustafës merr mbështetjen edhe nga LDK e rajonit të Prizrenit

PUBLIKUAR

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti sot në Prizren takim me strukturat drejtuese dhe veprimtarët e degëve të partisë të Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Malishevës, Dragashit dhe Zhurit.

Sipas njoftimit të lëshuar nga LDK-ja, në takim, i cili u hap nga nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, përfaqësuesit e degëve të LDK-së në regjionin e Prizrenit shprehën mbështetje për procesin e avancimit të organizimit të brendshëm të LDK-së, duke dhënë propozime konkrete për avancimin e Statutit të LDK-së.

Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në regjionin e Prizrenit, gjatë takimit, shprehën mbështetje të plotë për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa.

Përfaqësuesit e degëve të LDK-së, po ashtu, çmuan lartë përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e programit qeverisës, reformimin dhe avancimin e politikave në interes të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe krijimin e kushteve optimale për zhvillim ekonomik.

Veprimtarët dhe përfaqësuesit e strukturave të LDK-së në këtë regjion përshëndetën me theks të posaçëm punën dhe rezultatet konkrete të Qeverisë Mustafa në proceset integruese euroatlantike dhe forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e BE-së, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...