Qeveria vendos të dërgojë në Ukrainë kontingjentin e parë me ndihma humanitare, vlera 100 mijë euro

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të dërgojë kontingjentin e parë me ndihma humanitare për Ukrainën , në vlerë 100 mijë euro, shkruan Gazeta Express.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo do të bëhet si përgjigje e thirrjes publike të Ukrainës për ndihma humanitare.

“Në përgjigje të thirrjes publike të Ukrainës për ndihma humanitare bërë përmes përfaqësive të saj diplomatike dhe përmes shprehjes së solidaritetit me popullin e Ukrainës, MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim vendimin për ndarje të mjeteve buxhetorë në vlerë 100 mijë euro për dërgimin e kontingjentit të parë të ndihmave për popullin e Ukrainës”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla tha se vendimi për dërgimin e  këtij kontingjenti në Ukrainë është bërë edhe në bashkëveprim me ShBA-të, Be-në dhe partnerët strategjik. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...