Qeveria uron Thaçi, falënderon deputetët

PUBLIKUAR

Qeveria e Republikës së Kosovës përgëzon z. Hashim Thaçi për zgjedhjen në postin e presidentit të Republikës së Kosovës, me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, thuhet në një njoftim të Qeverisë.

“Më këtë rast, Qeveria e Kosovës, falënderon deputetët dhe partnerët e koalicionit qeveritar, të cilët, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në dhjetor të vitit 2014, me vullnetin e tyre kanë zgjedhur presidentin e ri të vendit, duke bërë një hap të rëndësishëm në funksionalitetin e mëtejshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës, po ashtu, falënderon ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë, si dhe miqtë tjerë ndërkombëtarë, të cilët morën pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, ku në përputhje të plotë me aktet ligjore u zgjodh presidenti i ri i vendit.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e plotë për angazhim maksimal në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, integrimin e vendit në strukturat euroatlantike dhe në fuqizimin e partneritetit me SHBA-të dhe vendet tjera mike.

Qeveria e Kosovës apelon te subjektet politike për dialog institucional dhe përkushtim të përbashkët në avancimin e objektivave nacionale, duke lënë anash mospajtimet momentale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy persona arrestohen pasi sulmuan policët në Malishevë, tre zyrtarë përfundojnë në spital

Dy persona janë arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se penguan zyrtarët policorë në kryerjen...

Moti sot, temperaturat arrijnë deri në 36°C

Gjatë ditës së hënë, moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë. Sipas të...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...