Qeveria përgatitet për festë, opozita për protestë (Video)

PUBLIKUAR

Qeveria dhe opozita po përgatiten për 17 shkurt. E para për festë, ndërsa e dyta për protestë. Por, ende nuk dihet nëse me aktivitetet e tyre do të ballafaqohen në shesh të kryeqytetit.

Këshilli Organizativ për shënimin e tetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, që nga nesër mobilizohet për të koordinuar aktivitetet.

Këtë e ka bërë të ditur për Tribuna Channel, Arban Abrashi, duke treguar edhe përbërjen e plotë të Këshillit që do të merret me këtë çështje.

Këshillin e kryeson Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe do të ketë anëtarë nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Punëve të Jashtme, Punëve të Brendshme, Zyrës së Kryeministrit.

Aty përfaqësues do të ketë edhe Presidenca, Kuvendi, Komuna e Prishtinës, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe përfaqësues të Organizatave Joqeveritare.

Por, partitë opozitare tashmë kanë bërë publik organizimin e tyre qytetar për të kundërshtuar pushtetin aktual në ditën e shënimit të tetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...