Qeveria për takimin Kurti-Lajçak: U fol për zbatimin e marrëveshjeve, njohjen reciproke e zgjedhjet në veri

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për takimin që kryeministri Albin Kurti pati me emisarin special të BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak.

Bëhet e ditur se në takim u fol në lidhje me aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

“Në këtë takim u diskutua në lidhje me aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, siguria ligjore përmes nënshkrimit të tyre, por edhe për tema e çështje tjera si psh. respektimi i procedurave ligjore drejt zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke, përmes një procesi të dialogut të barabartë, të balancuar e të drejtë për palët”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

Në njoftimin e qeverisë nuk u bë e ditur nëse qëndrojnë deklarimet e ndërmjetësit Lajçak se në takim është folur edhe për vendimin e BQK-së për dinarin serb dhe agresionin e Serbisë në 24 shtatorit në Banjskë.

Përveç me Kurtin, Lajçaku u takua edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

SHIKO MË SHUMË

Falsifikuan dokumente të Serbisë për ta shitur një tokë 1.5 milionëshe, në pranga dy serbë e një kosovar

Policia e Kosovës, njoftoj se tre persona janë dërguar në mbajtje, pasi që të...

Parashikimi i motit për fundjavë – Temperaturat deri në 35 gradë, paralajmërohet për shi në disa vende

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që pritet të mbaj gjatë këtij...

Lirohet një hapësirë publike në kompleksin ‘Ramiz Sadiku’, ishte shfrytëzuar si parking privat pa bazë ligjore

Një hapësirë publike në Kompleksin “Ramiz Sadiku”, e cila ishte duke u shfrytëzuar pa...