Qeveria: Nuk ka nevojë për panik, Kosova ka rezerva të mjaftueshme shtetërore

PUBLIKUAR

Kosova ka mjaftueshëm rezerva shtetërore, duke përfshirë miellin dhe naftën. Kështu kanë konfirmuar ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari në një konference për media, ka thënë se Kosova ka mjaftueshëm rezerva shtetërore, transmeton Telegrafi.

“Shtetin ynë me të gjitha veprimet ka arrit sasinë e rezervës shtetërore, kemi blerë mallra dhe naftë vitin e kaluar, e po ashtu edhe këtë vit. Duke filluar nga gruri, nafta e produkte tjera ushqimore.
Në kontakt me mullisët, ata na sigurojnë se edhe për 6 muaj popullata nuk ka nevojë të brengosët. Nuk ka nevojë për panik”, ka thënë ministrja Hajdari.

Ndërsa, ministri Hekuran Murati bëri thirrje që qytetarët të mos bëjnë panik dhe të blejnë miell, pasi që ka mjaftueshëm dhe nuk ka ndonjë krizë.

“Nuk ka vend për panik jemi mjaftueshëm të furnizuar. Duam të sigurojmë qytetarët se nuk ka nevojë për sjellje të tilla. Kemi ndarë edhe shumën prej 10 milionë euro për tu furnizuar me rezerva shtetërore”, deklaroi ai.

Ndryshe, shumë qytetarë në Kosovë kanë filluar të blejnë miell në sasi të madhe, pas sulmeve të Rusisë mbi Ukrainën.

SHIKO MË SHUMË

Osmani: 27 Prilli, plagë e hapur për Kosovën

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Dita Kombëtare e të Zhdukurve në...

“Zgjedhje të reja”, Dërguti: Vetëvendosje ka nisur fushatën zgjedhore (VIDEO)

Opininistja Aida Dërguti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka nisur fushatën zgjedhore, duke...

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...