Rrënimi i murit të ndërtuar mbi urën Ibër që ndanë Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut, duhej të ndodhte gjatë muajit Janar të këtij viti. Ky ishte një nga detyrat që Kuvendi i Kosovës i dha ekzekutivit përmes një rezolute të votuar më 29 dhjetor 2016.
Por, institucionet kosovare nuk kanë përmbushur piken e parë të rezultues në fjalë, shkruan Gazeta Express. Ndonëse afati për këtë gjë përfundon të martën në mesnatë, pak orë para se të hyjmë në muajin shkurt, muri në Veri vazhdon të ekzistojë.
Rezoluta në fjalë ishte iniciuar nga AAK’ja, përmes shefit të grupit parlamentar Pal Lekaj. Ajo ishte votuar në fund të vitit që lajmë pas me 76 vota për, 2 kundër dhe asnjë abstenim. /GazetaExpress/.


