Qeveria ndan 3 milionë euro shtesë për rehabilitimin e rrugëve rajonale

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje, në formë elektronike, në të cilën ka marrë dy vendime.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndarë 3 milionë euro shtesë për projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”, raporton Express.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për të kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh.A. dhe KfË, Frankfurt am Main, për projektin “Programi i Energjisë Solare I (Solar4Kosovo I) – Fotovoltaike”.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...