Qeveria miraton Projektligjin për rishikimin e Buxhetit 2020

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Muhaxheri, Ahmeti dhe Berisha në listë të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti dhe kryetari i Fushë...

Kryetari Imri Ahmeti pret në takim përfaqësuesit e KFF “Ulpiana 1992″

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim përfaqësuesit...

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka shqyrtuar dhe miratuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 dhe masat e reja për luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Projektligji i rishikuar parasheh 1 miliard e 788 milionë euro, ndërsa totali i shpenzimeve të rishikuara të buxhetit është 2 miliardë e 620 milionë euro.

Buxheti i rishikuar për vitin 2020 adreson të gjitha sfidat e krijuara nga pandemia e virusit COVID-19 dhe gjetjen e mënyrës së financimit të realizimit të programit qeverisës. Me rishikim të buxhetit nuk janë prekur asnjë projekt kapital, derisa kursimet do të kthehen në procese normale në buxhetet e viteve të ardhshme.

Sipas analizës së zhvillimeve ekonomike, parashihet që rritja ekonomike për vitin 2020 të jetë minus tre për qind (3%) dhe pritet që në vitet 2021 dhe 2023 të kthehet në rritjen progresive prej 5 për qind.

Situata e krijuar nga pandemia ka imponuar zhvillimin në proceset buxhetore dhe për vitin 2020 ku pritet një deficit buxhetor prej 6.5 për qind.

Qeveria ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19. Sipas vendimit të gjitha institucionet publike dhe private në Republikën e Kosovës obligohen të organizojnë punën e stafit të tyre duke respektuar distancën fizike apo duke aplikuar punën online nga shtëpia, në funksion të kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive bazuar në legjislacionin në fuqi.

Institucionet publike dhe private në Republikën e Kosovës janë obliguar që të zbatojnë kontrollin rigoroz të bartjes së maskave në hyrje të çdo institucioni dhe të organizojnë punën me stafin e tyre në përputhje të plotë me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19.

SHIKO MË SHUMË

Muhaxheri, Ahmeti dhe Berisha në listë të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti dhe kryetari i Fushë...

Moti sot me temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti me diell dhe pjesërisht...

QKMK thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë sot përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët planifikojnë të...