Qeveria miraton garancinë për autobusët e Prishtinës

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të enjten ka aprovuar garancinë e kredisë për blerjen e autobusëve për Komunën e Prishtinës në vlerë prej 10 milionë euro, kredi kjo e cila do të merret nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), shkruan Telegrafi.

Ndryshe autobusët ishin bërë mollë sherri mes Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë për disa muaj si dhe ishin bërë shumë akuza në tjetrin të njëra tjetrës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të mërkurën ka folur për autobusët, ku ka kërkuar nga kabineti qeveritar që të votohet garancia për kredi.

“Pas një viti heshtje në maj e vendosen edhe një kusht për ta kaluar në qeveri garancionin. Më 18 maj e kaluam, më 25 e dërguam në qeveri për ta konfirmuar ligjshmërinë. Ministria e Financave i ka pas 15 ditë për ta konfirmuar. Kanë kaluar 20 ditë dhe kushtin që vetë e kanë vendos nuk po e konfirmojnë. Sot kishte mbledhje të qeverisë dhe garancioni nuk ishte në rend dite. Nënshkruane më se e tepruat!”, ka shkruan Ahmeti në profilin tij në Facebook

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...