Qeveria merr vendim: Lokalet e gastronomisë të mos ua ndalojnë klientëve ujin e pijshëm

PUBLIKUAR

everia merr vendim: Lokalet e gastronomisë të mos ua ndalojnë klientëve ujin e pijshëm

3 mins më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka miratuar propozimin e vendimit për obligimin e bizneseve që t’u shërbejnë ujë klientëve.

“Shqyrtimi për propozimin vendimit për obligimin e bizneseve për shërbim të klientëve me ujë nga rubineti dhe monitorimin e cilësisë për ujë të destinuar për konsum njerëzor”, ka thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.

“Çdo objekt i gastronomisë, i cili ofron shërbime dhe ujë për pije, duhet të përmbushë disa kërkesave paraprake për garantimin e cilësisë së ujit”.

Për këtë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, theksoi edhe rregullat që duhet të zbatojnë objektet e gastronomisë.

“Me qëllim të vendosjes së standardeve të cilësive të ujit të destinuar për konsum njerëzor dhe në mënyrë që të mbrohet shëndeti i njeriut nga efektet negative të ndotjes së ujit të destinuara për konsum për njerëzor”.

“Në rastet kur objekti i gastronomisë furnizohet me ujë nga ujësjellësit publikë, pronarët e bizneseve e nuk mund të ndalojnë klientët të shërbehen me ujë rubineti”, theksoi Latifi.

“Në rastet kur objekti i gastronomisë pretendohet se furnizohet me ujë të puseve, Pronari i biznesit obligohet që të hartojë dhe zbatojë obligimin e cilësisë së ujit dhe të pajiset me certifikatë të cilësisë së ujit nga IKSHPK-ja dhe këtë ta ekspozojë në lokal”.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...