Qeveria lehtëson masat për sportistët

PUBLIKUAR

Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur në mbledhjen e radhës që të bëj lehtësime për sportistët dhe aktivitetet e ndryshme sportive dhe individuale

Në vendimin e fundit të Qeverisë Hoti është marrë vendim që të lejohen aktivitet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, stërvitjet dhe garat në sporte individuale, etj.

“Lejohen aktivitetet sportive në hapësira te mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; në hapësirat e mbyllura, gjatë stërvitjeve mund të marrin pjesë deri në 30 persona, ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona, gjithmonë duke u bazuar në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19. Matja e temperaturës është e detyrueshme gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive si dhe në hapësirat e hapura sportive”, thuhet në këtë komunikatë.

Tutje, Qeveria ka lejuar edhe fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale dhe rekreative, por që duhet të jenë në përputhje me manualin për mbrojtje nga COVID-19.

“Lejohen fitneset si dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë, gjatë hyrjeve në objekte”, thuhet në vendimin e Qeverisë në kuadër të lehtësimin e masave të reja kundër COVID-19.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...