Qeveria Kurti realizon 56 për qind të planit vjetor të punës

PUBLIKUAR

Qeveria Kurti ka arritur të realizojë 56 për qind të planit vjetor të punës.

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) ka arritur të realizojë në tërësi planin vjetor prej periudhës mars-dhjetor.

Ndërkaq, ajo e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MPHI) ka vetëm 28 për qind të planit të realizuar. Kështu u tha në prezantimin e nivelit të përmbushjes së Planit të Punës së Qeverisë së Kosovës për vitin 2021 nga Lëvizja Fol dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS).

Koordinatori i projektit në Lëvizjen Fol, Erblin Hoxha ka prezantuar planet vjetore të ministrive.

“764 aktivitete janë paraparë nga Qeveria e Kosovës. 336 nuk janë realizuar, ndërsa pjesa tjetër po. Nëse e shikojmë në përqindje, 56 për qind të planit të punës janë realizuar nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë ai. Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka arritur të realizojë 100 për qind të aktiviteteve. Po ashtu, Ministria e Zhvillimit Rajonal ka numër të madh të aktiviteteve të zhvilluara, ku 94.3 për qind e planit të punës është e realizuar.

Ndërkaq, ministria me më së paku aktivitete të realizuara është ajo e Mjedisit me vetëm 28.9 për qind.

SHIKO MË SHUMË

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...

Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në Kosovë: Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta

Në një intervistë ekskluzive për “Përballje Podcast” në Telegrafi, komandanti i KFOR-it në Kosovë,...

Një autobus sulmohet me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë – Policia jep detaje

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin...